NEW GIPSKontakto ↗

NEW GIPS / SHERBIMET

Nga sipërfaqja
te detaji.

Zgjidhje me gips për ambiente banimi dhe biznesi. Çdo punim përshtatet me kërkesat dhe karakterin e projektit tuaj.

02 / ÇFARË REALIZOJMË

Formë për çdo ide.

Zgjidhje që përshtaten me hapësirën,
mënyrën e jetesës dhe projektin tuaj.

01

Tavane & ndriçim

+

Tavane të varura, nivele arkitekturore dhe hapësira për ndriçim të fshehtë. Linja të menduara për ta bërë dritën pjesë të ambientit.

Tavane të varuraDetaje LEDForma me porosi
02

Mure & ndarje hapësirash

+

Ndarje me gips karton dhe veshje muri sipas planimetrisë. Zgjidhje për banesa, zyra dhe ambiente biznesi, me materialet dhe përbërjen të përcaktuara sipas nevojave të projektit.

Mure ndarëseVeshje muriOrganizim interieri
03

Dekore & finitura

+

Korniza, niçe dhe elemente dekorative që plotësojnë karakterin e hapësirës. Përgatitje dhe rifiniturë e sipërfaqeve me vëmendje ndaj takimeve, këndeve dhe vijave.

KornizaNiçe dekorativePatinim
04

Zgjidhje akustike & izolim

+

Sisteme të përshtatura për rehatinë e ambientit. Lloji i pllakave, shtresat dhe izolimi përzgjidhen pas shqyrtimit të përdorimit dhe kërkesave teknike.

Komoditet akustikSisteme të thataZgjidhje sipas projektit

04 / NGA IDEJA TE REALIZIMI

Qartësi në çdo hap.

01 /

Ju dëgjojmë.

Na tregoni hapësirën, idetë dhe nevojat tuaja. Fotot dhe planimetria na ndihmojnë të kuptojmë projektin.

02 /

Përcaktojmë detajet.

Shqyrtojmë matjet, materialet dhe zgjidhjen e propozuar. Puna, kostoja dhe afati qartësohen përpara fillimit.

03 /

I japim formë.

Realizimi ndjek detajet e dakordësuara, me kujdes për ambientin dhe kontroll të përfundimeve.

PROJEKTI JUAJ FILLON KËTU

Le t’i japim formë
hapësirës suaj.

Na tregoni idenë tuaj ↗